Gara me aeroplanë të letrës zbarkon edhe në Kosovë

  • A.P /
  • 07 March 2022 - 14:59
Gara me aeroplanë të letrës zbarkon edhe në Kosovë

Një sport aspak i zakontë, i cili do të zbarkojë edhe në vendin tonë.

Kompania e pijeve energjike “Red Bull” vazhdon ta zgjerojë kreativitetin e saj.

Në fakt, në Kosovë do të mbahen kualifikimet e Kampionatit zyrtar Botëror të aeroplanëve të letrës, i cili do të qohet Red Bull Paper Wings.

Këto gara do të mbledhin garues vendorë dhe do të zgjasin nga 24 marsi deri më 1 prill.

Në garat kualifikuese me lokacion fizik dhe online, do të marrin pjesë edhe studentët kosovarë.

Ata do t’i shfaqin aftësitë e tyre të pilotimit në tri kategori: Qëndrimi më i gjatë në ajër, Distanca më e gjatë dhe Aerobatika (kjo e fundit mbahet në Instagram).

Në këtë garë do të marrin pjesë studentët nga Universiteti i Prishtinës dhe nga  Kolegji AAB.

Fituesi nacional në secilën kategori do ta përfaqësojë Kosovën në Finalen Botërore – ku do të shpallen kampionët e rinj.


(Kosova Sot Online)