Ronaldo mund të përfundojë në PSG nëse United nuk shkon në Champions

  • A.P /
  • 07 March 2022 - 15:12
Ronaldo mund të përfundojë në PSG nëse United nuk shkon në Champions

Cristiano Ronaldo mund të përfundojë në Paris Saint-Germain gjatë verës që vjen.

Veterani portugez në fakt mund ta bëjë një lëvizje të tillë nëse Manchester United nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.

Lajmin e ka bërë të ditur “Football Transfers”.

37 vjeçari ka udhëtuar për në Portugali për ta menduar të ardhmen pasi United humbi 1:4 nga Manchester City, teksa portugezi mungoi shkaku i lëndimit.

Nëse largohet nga “Old Trafford”, zgjedhja e parë e Ronaldos do të jetë PSG-ja.

Aty, ai mund të luajë përkrah dy rivalëve, Lionel Messi e Neymar, derisa Kylian Mbappe pritet t’i bashkohet Real Madridit në verë.

Pra, do të ishte e jashtëzakonshme ta shohim Ronaldon duke luajtur me Messin në të njëjtin ekip. 

(Kosova Sot Online)