Zbulohet paga që ka kërkuar Strakosha për të rinovuar me Lazion

  • A.P /
  • 07 March 2022 - 17:32
Zbulohet paga që ka kërkuar Strakosha për të rinovuar me Lazion

Thomas Strakosha raportohet se është shprehur i hapur për të rinovuar kontratën me Lazion.

Kontrata aktuale e portierit shqiptar me klubin italian skadon në verën e këtij viti.

Mirëpo, Strakosha ia ka bërë të qarta kushtet e tij drejtuesve të klubit, në rast se vendoset për zgjatje të bashkëpunimit, sipas “Il Tempo”.

26-vjeçari thuhet se ka kërkuar pagë vjetore prej 2 milionë eurove, plus një bonus nënshkrimi prej 2.5 milionë eurove.

Tani, mbetet të pritet edhe vendimi i drejtuese të lacialëve. Nëse, reprezentuesi shqiptar nuk rinovon, atëherë nga “Olimpico” mund të largohet si lojtar i lirë.

Thomas Strakosha është pjesë e Lazios nga viti 2013. 

(Kosova Sot Online)