Alves drejt rinovimit të kontratës me Barcelonën

  • A.P /
  • 07 March 2022 - 21:48
Alves drejt rinovimit të kontratës me Barcelonën

Nëse gjithçka shkon ashtu siç duhet, Dani Alves dhe Barcelona pritet ta zgjasin bashkëpunimin, sipas “Diario Sport”.

Në fakt, kjo thuhet se është edhe dëshira e lojtarit, trajnerit Xavi dhe krerëve të klubit katalunas.

Sipas mediumit spanjoll, deri më tani nuk ka bisedime të zhvilluar mes palëve, por Barça pritet së shpejti të kontaktojë me përfaqësuesit e brazilianit.

Pavarësisht moshës, Alves po shihet si një futbollist kyç te skuadra që drejtohet nga ish-bashkëlojtari i tij, Xavi.

38-vjeçari nuk u regjistrua për ndeshjet në Ligën e Evropës, megjithatë ka qenë titullar në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit te skuadra nga “Camp Nou”.

Barcelona thuhet se do t’i ofrojë Alvesit rritje të pagës, teksa ai pritet të jetë pjesë e këtij klubi edhe për një tjetër sezon.


(Kosova Sot Online)