Klubi francez i del në ndihmë refugjatëve ukrainas

  • A.P /
  • 07 March 2022 - 22:17
Klubi francez i del në ndihmë refugjatëve ukrainas

AS Saint-Etienne ka vendosur të vazhdojë mbështetjen për refugjatët që janë vërshuar drejt kufirit polak që nga fillimi i sulmeve të Rusisë ndaj shtetit të Ukrainës.

Drejtuesit e këtij klubi kanë vendosur që fanellat e veshura nga futbollistët të dielën në fitoren 1:0 ndaj Metz, t’i nxjerrin në ankand.

Emrat e futbollistëve që zakonisht shfaqen në shpinë u zëvendësuen me mbishkrimin “Paqe për të gjithë” në atë ndeshje. Këto fanella janë vënë në ankand për përfitimin e OJQ-së, “French Humanitarian Pompiers” (PHF).

Kjo organizatë është aktualisht në një mision në kufirin midis Ukrainës dhe Polonisë, ku ka ngritur një urë rrugore për transportimin e pajisjeve mjekësore dhe kujdesit higjienik nga Loire.

Këto fanella unike janë në shitje nga kjo e hënë deri të premten më 11 mars, ora 18:00.


(Kosova Sot Online)