Shokuese/ Në Brazil ndodhin incidente në futboll çdo katër ditë

  • S.A /
  • 08 March 2022 - 13:40
Shokuese/ Në Brazil ndodhin incidente në futboll çdo katër ditë

Një analizë e të së përditshmes braziliane “Estadao” vë në pah statistika të frikshme që po ndodhin në futbollin brazilian. Vetëm në fillim të këtij viti janë regjistruar 15 raste të rënda të incidenteve, brenda apo jashtë stadiumeve. Autobusë të sulmuar, dalje e tifozëve dhe përleshje në fushë, përleshje e tifozëve në tribuna ose jashtë stadiumit e të tjera: janë 15 raste të rënda të dhunës në futbollin brazilian që kanë ndodhur në fillim të vitit 2022.Një analizë të tillë e ka bërë e përditshmja braziliane “Estadao”, e cila i vë në pah rastet kur tifozët brazilian “çojnë dorë” dhe ato janë mjaft shqetësuese. Në bazë të statistikave, çdo katër ditë ndodhin incidente në futbollin brazilian. Në më pak se katër muaj të këtij viti, futbollistët kanë qenë viktimat direkte të agresionit. Autobusët e delegacioneve të Grêmio e Bahia kanë qenë viktima të atentateve, ku janë lënduar dy futbollistë. Në klubin e Rio Grande do Sul, sulmi i ka shkaktuar lëndim në kokë paraguaianit Villasanti.

E në rastin e skuadrës së Bahias, portieri Danilo Fernandes është lënduar nga predha dhe i është dashur ta bëjë një intervenim në sy.

Në fund të shkurtit, ndër të tjera, tifozët e Paraná janë futur në fushë në minutën e 40-të të pjesës së dytë dhe i kanë sulmuar futbollistët. Si rezultat, skuadra e tyre është dërguar në divizionin e dytë.Edhe më e rëndë ishte ajo që ka ndodhur para ndeshjes Atlético-MG – Cruzeiro në Kampionatin Mineiro, e cila u luajt të dielën që shkoi. Një tifoz është vrarë me armë zjarri gjatë një përleshjeje që i ka përfshirë dhjetëra tifozë në një lagje, 11 kilometra nga Mineirão dhe tre persona janë arrestuar për akte ilegale. “Të gjithë flasin, kritikojnë, por askush nuk intervenon”. Ky është shqetësimi i drejtuesve të klubeve dhe i Federatave të futbollit në vendin nga kontinenti jug-amerikan.

(Kosova Sot Online )