Christensen nga sezoni i ardhshëm te Barcelona

  • A.P /
  • 08 March 2022 - 16:43
Christensen nga sezoni i ardhshëm te Barcelona

Andreas Christensen raportohet se tashmë ka zgjedhur Barcelonën, si skuadrën e tij të ardhshme.

Sipas gazetarit italian dhe ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, nuk ka dyshime se reprezentuesi danez do të luajë për katalunasit nga sezoni i ardhshëm.

Sipas tij, 25-vjeçari do të nënshkruaj kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2027.

Romano bëri të ditur se bisedimet mes palëve po vazhdojnë për të finalizuar marrëveshjen me detajet e fundit.

Andreas Christensen do t’i bashkohet Barcelonës si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Chelsean skadon më 30 qershor të këtij viti. 


(Kosova Sot Online)