Real – PSG, gjigantët në kërkim të çerekfinales së Championsit

  • 09 March 2022 - 12:03
Real – PSG, gjigantët në kërkim të çerekfinales së Championsit

Gjiganti spanjoll e ka mision përmbysjen e rezultatit, parisienët synojnë ta ruajnë kapitalin e lojës së parë. Në duelin tjetër të natës, Manchester City luan i relaksuar pasi është me një këmbë në çerekfinale pas fitores së thellë në Lisbonë ndaj Sportingut. Sonte do të zhvillohet ndeshja kryesore e së tetës së finales së Ligës së Kampionëve. Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini do ta kenë përballjen e dytë në mes tyre në këtë fazë. Sfidën e parë e kishin fituar parisienët 1:0 falë golit të vonshëm të Kylian Mbappe.

Ndërsa sonte do të përcaktohet skuadra që do ta presë biletën për në çerekfinale të kësaj gare. Madrilenët me disa mungesa e kanë mision përmbysjen e rezultatit dhe kalimin tutje. Ata s’do të mund të llogarisin në Casemiron e Mendyn, kurse francezët në Sergio Ramosin. Nga ana tjetër, parisienët kanë shkuar në Madrid në tentim për ta ruajtur kapitalin e krijuar nga loja e parë. Në përballjen tjetër të natës, Manchester City është me një këmbë në çerekfinale. “Citizens” e kishin mundur Sporting Lisbonën në udhëtim, 5:0.Prandaj, ata sonte do t’i kenë 90 minuta relaksues.Të dyja ndeshjet do të fillojnë në orën 21:00. 

Image

(Kosova Sot Online )