Tifozët e Realit besojnë në përmbysjen e madhe sonte ndaj PSG-së: Po, mundemi

  • A.P /
  • 09 March 2022 - 20:22
Tifozët e Realit besojnë në përmbysjen e madhe sonte ndaj PSG-së: Po, mundemi

Pak minuta na ndajnë nga ndeshja e madhe e 1/8 së finales në Champions League mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germain.

Parisienët kanë epërsinë e një goli nga ndeshja e parë (1:0), por në Bernabeu do t’i presë “ferri”.

Messit me shokë do t’i mjaftonte barazimi sonte për të kaluar në çerekfinale, por mbetet të shihet se sa do të jetë e realizueshme kjo.

Ndërkohë, futbollistëve iu bë një pritje madhështore para se të hynin në stadium.

(Kosova Sot Online)