Vazhdojnë telashet për Djokovic, ia bën “Ban” edhe Amerika – i humb edhe dy turne të tenisit

  • S.A /
  • 10 March 2022 - 11:26
Vazhdojnë telashet për Djokovic, ia bën “Ban” edhe Amerika – i humb edhe dy turne të tenisit

Vazhdojnë telashet për Novak Djokovic.Kokëfortësia po i kushton tenistit serb, i cili nuk ka pranuar të vaksinohet kundër COVID-19. Si rezultat, ai mbeti pa pjesëmarrje në Australian Open dhe u rikthye mbrapshtë nga Kontinenti i kangurëve. E tash, numri 2 i botës në tenis do të mbetet edhe pa pjesëmarrje në dy turne të tjerë te tenisit. Ai ka hequr dorë nga turnetë Indian Wells e Miami Open, dy “Masters Series” të para të këtij viti, shkruan “BBC”. Në fakt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës së fundmi kanë vendosur që asnjë qytetar jo amerikan nuk ka të drejt të futet në territorin e këtij vendi pa e pasur vërtetimin e vaksinimit kundër COVID-19.

Me këtë rast, 34 vjeçari nuk do të mund të futet në SHBA derisa nuk pranon të vaksinohet ose ta ketë ndonjë vërtetim që është i liruar nga vaksinimi.

Fituesi i 20 Grand Slam ishte përfshirë në shortin e dy eventeve, por tash e bëri një postim në “Twitter” që nuk do të mund të udhëtojë drejt Amerikës.Ai mund të rikthehet në fushën e tenisit në Monte Carlo Masters në prill.

Djokovic e zhvilloi turneun e parë të vitit 2022 në Dubai në shkurt, ku ishte mposhtur nga çeku Jiri Vesely në çerekfinale. Kjo humbje nënkupton se ai ia dorëzoi vendin e parë në renditje botërore rusit Daniil Medvedev. 

(Kosova Sot Online )