Rrahmani në mesin e mbrojtësve që vrapuan më së shumti në Itali

  • A.P /
  • 10 March 2022 - 14:58
Rrahmani në mesin e mbrojtësve që vrapuan më së shumti në Itali

Futbollisti kosovar, Amir Rrahmani po e kalon një vit magjik me Napolin. Ai po shfaq stabilitet dhe siguri, ka hyrë në listën e qendërmbrojtësve që bënë më së shumti kilometra vrapimi deri tash

Amir Rrahmani është duke e zhvilluar sezonin më të mirë në karrierë.

Futbollisti kosovar e ka marrë në dorë mbrojtjen e Napolit, e cila është më stabilja në Serie A.

28 vjeçari po shfaq stabilitet së bashku me shokun e repartit, Kalidou Koulibaly.

Napolitanët në 28 ndeshje i kanë pësuar vetëm 20 gola.

Qendërmbrojtësi kosovar e ka fituar besimin e plotë nga trajneri Luciano Spalletti.

E angazhimi dhe kontributi i tij i madh po vërehet edhe në statistika.

Ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe Veronës është njëri prej mbrojtësve që ka vrapuar më së shumti këtë sezon.

Sipas “transfermarkt italia”, Rrahmani e ka një mesatare të vrapimit prej 10,4 kilometrash për lojë.

(Kosova Sot Online)