S’ka fitues në derbin e Anamoravës, Ballkani mbetet lider i Superligës

  • A.P /
  • 10 March 2022 - 15:09
S’ka fitues në derbin e Anamoravës, Ballkani mbetet lider i Superligës

Derbi i Anamoravës nuk ka sjell fitues.

Drita dhe Gjilani i kanë ndarë pikët në ndeshjen më të madhe të futbollit kosovar, e vlefshme për xhiron e 24-t të BKT Superligës së futbollit.

“Skifterat” kaluan të parët në epërsi me golin e realizuar nga Shend Kelmendi në pjesën e parë.

Ndërsa, rezultatin e barazoi në fillim të pjesës së dytë Ilir Blakçori.

Në fund të takimit Cuculi i Dritës u ndëshkua me karton të kuq.

Gjilani kështu e lëshoi mundësinë ta marrë primatin në ligën elitare pas dështimit të djeshëm të Ballkanit, i cili u mund nga Malisheva.

Tash ekipi i Ismet Munishit është një pikë prapa liderit Portokalli.

Kurse, Drita mbetet gjashtë pikë prapa liderit nga Suhareka. 

(Kosova Sot Online)