Chelseat i largohet një sponzor, i kërkon ta heqë numrin 3 nga fanellat

  • A.P /
  • 10 March 2022 - 18:28
Chelseat i largohet një sponzor, i kërkon ta heqë numrin 3 nga fanellat

Kompania e telekomunikacionit Three i ka kërkuar Chelseat që të heqë menjëherë markën e tyre nga fanellat, pasi tashmë ka pezulluar marrëveshjen e sponsorizimit me klubin.

Problemet për Chelsean nuk kanë të ndalur, për shkak të pronarit të tyre rus, Roman Abramovich, që është i bashkëpunëtor i afërt me presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin.

Sonte, Chelsea e zhvillon ndeshjen ndaj Norwich, kurse një person po shkon në Norwich për të blerë 20 fanella të thjeshta futbolli, për të qenë në gjendje të luajnë ndeshjen e sontme.


(Kosova Sot Online)