Daku vazhdon shkëlqimin, shënon gol për ekipin slloven

  • A.P /
  • 10 March 2022 - 18:53
Daku vazhdon shkëlqimin, shënon gol për ekipin slloven

Mirlind Daku po vazhdon me paraqitje të mira për skuadrën sllovene, Mura.

Sulmuesi kosovar e ka shënuar golin e parë për ekipin vendas në ndeshjen ndaj Ljubljanas në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit slloven.

Ishte minuta e tetë, kur Daku pranoi një asist të bukur dhe mjeshtërisht mposhti portierin kundërshtar.

(Kosova Sot Online)