Rrahmani, në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit

  • A.P /
  • 10 March 2022 - 19:35
Rrahmani, në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit

Amir Rrahmani është duke e zhvilluar sezonin më të mirë në karrierë.

Futbollisti kosovar e ka marrë në dorë mbrojtjen e Napolit, e cila është më stabilja në Serie A.

28 vjeçari po shfaq stabilitet së bashku me shokun e repartit, Kalidou Koulibaly.

Napolitanët në 28 ndeshje i kanë pësuar vetëm 20 gola.

Qendërmbrojtësi kosovar e ka fituar besimin e plotë nga trajneri Luciano Spalletti.

Performancat e mira të tij kanë bërë që të hyjë në garë për lojtarin më të mirë të muajit te Napoli.

Në garë me të janë edhe Lobotka, Insigne e Juan Jesus.

(Kosova Sot Online)