Chelsea fiton lehtësisht ndaj Norwichit

  • A.P /
  • 10 March 2022 - 22:32
Chelsea fiton lehtësisht ndaj Norwichit

Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 1:3 ndaj Norwichit në kuadër të javës së 30-të në Premierligë.

“Blutë” e Londrës krijuan epërsi të dyfishtë qysh në pjesën e parë, kur realizuan përmes Chalobah në minutën e tretë dhe Mason Mount në minutën e 14-të.

Me të filluar pjesa e dytë në lojë për Norwichin u inkuadrua Milot Rashica, por nuk arriti të lërë gjurmë.

Pukki ngushtoi epërsinë në minutën e 69-të nga pika e bardhë, para se Havertz të shënonte për rezultatin përfundimtar, 1:3.

Me këtë fitore, Chelsea ngjitet në kuotën e 56 pikëve në vendin e tretë, shtatë më pak se Liverpooli dhe 13 më pak se Man City.

Në anën tjetër, Norwichi i Rashicës mbetet i fundit në renditjen tabelare. 


(Kosova Sot Online)