Klopp flet për vendimin ndaj Abramovichit dhe për Chelsean

  • A.P /
  • 11 March 2022 - 15:20
Klopp flet për vendimin ndaj Abramovichit dhe për Chelsean

Jurgen Klopp e ka shprehur mendimin e tij për sanksionet që iu vënë pronarit të Chelseat, Roman Abramovich.

Miliarderit rus iu ngrinë asetet në Britaninë e Madhe dhe me këtë rast nuk iu lejua shitja e klubit nga “Stamford Bridge”.

E dakord me këtë vendim është edhe trajneri i Liverpoolit.

“Tuchel dhe lojtarët nuk janë përgjegjës për asgjë që është duke ndodhur. Vetëm një person është dhe ai është Vladimir Putin. Sa i përket Abramovichit, nuk e di. Sidoqoftë, ajo që e ka bërë Qeveria britanike është e drejt”, theksoi trajneri gjerman.

Ndaj Chelseat po ashtu u vendosën disa sanksione, përfshirë këtu faktin se për një periudhë të pacaktuar ky klub nuk do të ketë të drejt të bëjë transfere, të nënshkruajë kontrata dhe as të shesë bileta. 


(Kosova Sot Online)