Çeferin: Sanksionet ndaj Rusisë ishin të nevojshme

  • A.P /
  • 11 March 2022 - 16:23
Çeferin: Sanksionet ndaj Rusisë ishin të nevojshme

Presidenti i UEFA-s, Aleksandr Çeferin ka folur për sanksionet që i ka ndërmarrë institucioni që e drejton ai, por edhe sportet tjera.

Slloveni e konsideron si të drejt vendimin, por ndien keqardhje për sportistët rusë, të cilëve u është mohuar e drejta për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare.

“Më qan zemra t’i dënoj sportistët: nuk është e tyre lufta, nuk e kanë vendosur dhe as nuk e kanë dashur. Mirëpo, duhet të shfaqim unitet për paqe. Me Putinin në të kaluarën raportet ishin korrekte, ishte i përgatitur mirë për takim. Nuk besoj se është një tifoz i futbollit, i pëlqejnë sportet tjera. Ta mbyllim bashkëpunimin me Gazprom ishte e drejt. Financiarisht na ka kushtuar shumë. Për ne është një goditje në kuletë, por njerëzve po iu merret jeta. Kemi bërë sanksione sportive dhe i kemi dedikuar më shumë se një milion euro për fëmijët dhe refugjatët ukrainas”, ka thënë kreu i UEFA-s për mediumin italian “Corriere della Sera”.

Klubet ruse dhe Kombëtarja e këtij vendi janë përjashtuar nga garat që i organizojnë UEFA e FIFA. 

(Kosova Sot Online)