Superliga vazhdon me javën e 25-të, derbi sërish në Gjilan

  • A.P /
  • 11 March 2022 - 17:33
Superliga vazhdon me javën e 25-të, derbi sërish në Gjilan

Pas ndeshjeve në mesjavë, BKT Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë në këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 25-të.

Edhe në këtë javë pritet të kemi duele tejet interesante.

Vëmendja kryesore pritet të jetë sërish në Gjilan, ku kësaj here do të përballen Gjilani dhe Llapi, dy skuadra që janë në garë për titull e dalje në Evropë.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në Klinë, ku Dukagjini e pret Dritën. Klinasit në tri ndeshjet e fundit nuk njohin humbje, duke regjistruar dy fitore e një barazim, teksa tek gjilanasit është e kundërta pasi ata nuk njohin fitore në tri ndeshjet e fundit.

Dukagjini është duke luftuar për mbijetesë, kurse Drita ende është në garë për titull.

Prishtina – Ulpiana do të jetë përballja mes dy skuadrave që janë në garë për mbetje në elitë.

Skuadra liderë, Ballkani, pritet të ketë punë të lehtë me Feronikelin tashmë të dorëzuar.

Drenica – Malisheva gjithashtu pritet të jetë ndeshje interesante. Skuadra nga Skenderaj momentalisht pozicionohet më mirë në tabelë, por malishevasit me një fitore eventuale do të barazonin pikët me ta.

Orari i ndeshjeve të javës së 25-të:

E shtunë:

Prishtina – Ulpiana, 13:00.

Ballkani – Feronikeli, 13:00

E diel:

Gjilani – Llapi, 13:30.

Dukagjini – Drita, 13:00.

Drenica – Malisheva, 13:00.

(Kosova Sot Online)