Djali i bashkëpronarit të Newcastle United shpreh interesim për ta blerë Chelsean

  • A.P /
  • 11 March 2022 - 22:32
Djali i bashkëpronarit të Newcastle United shpreh interesim për ta blerë Chelsean

Miliarderi Jamie Reuben thuhet se po konsideron një ofertë për blerjen e klubit të Chelseas, pavarësisht se familja e tij zotëron 10% të aksioneve te klubi i Newcastle Untedit.

“Blutë” janë në shitje pasi pronari aktual, Roman Abramovich, u detyrua ta vë në shitje pas sanksioneve që Qeveria e Britanisë së Madhe mori ndaj tij.

Edhe pse procesi i shitjes së klubit nga Londra tani është komplikuar pasi që Qeveria britanike po kërkon ta marrë kontrollin e këtij procesi, interesimi për ta blerë këtë klub nuk po mungon.

Sipas “Bloomberg”, 34-vjeçari Jamie Reuben dëshiron të bëjë një ofertë për blerjen e klubit londinez, transmeton Gazeta Express.

David dhe vëllai i tij Simon, të cilët zotërojnë “Reuben Brothers” dhe kanë pasuri rreth 5.3 miliardë funteve secili, blenë së fundi 10% të aksioneve në Newcastle United. Jamie është i biri i Davidit, bashkëpronarit te klubi nga “St. James Park”. Për më tepër, Jamie u emërua si drejtor i klubit.

Dhe, kjo mund të çojë në komplikime rreth çdo përpjekjeje për të blerë Chelsean, pasi që sipas sipas raportimeve, drejtori i Newcastle, Jamie Reuben, mund ta blejë Chelsean nëse babai dhe xhaxhai i tij shesin 10% të aksioneve te klubi i Newcastle United.


(Kosova Sot Online)