Lukaku dhe Werner, alternativat e Barcelonës për përforcimin e vijës së sulmit

  • S.A /
  • 12 March 2022 - 10:33
Lukaku dhe Werner, alternativat e Barcelonës për përforcimin e vijës së sulmit

Në rast se transferimi i Erling Haalandit nuk do të ndodhë, Barcelona thuhet se tashmë ka identifikuar disa alternativa tjera. Sipas “Mundo Deportivo”, katalunasit janë duke monitoruar situatën e dyshes së Chelseas, Romelu Lukaku e Timo Werner. Lukaku u rikthye me bujë të madhe te “Blutë” në verën e kaluar, por nuk ka arritur ta gjej aspak formën që kishte te Interi në sezonin që lam pas.

Sulmuesi belg nuk po përshtatet në lojën e trajnerit gjerman, Thomas Tuchel, dhe largimi i tij nga “Stamford Bridge” gjatë verës mund të realizohet, duke shtuar se klubi nga Londra po kalon në një situatë të vështirë, pas sanksioneve nga Qeveria e Britanisë së Madhe ndaj pronarit rus, Roman Abramovichit.

E njëjta gjë vlen edhe për Wernerin, i cili u transferua te Chelsea në vitin 2020. Por, edhe sulmuesi gjerman nuk ka arritur fare të përshtatet te skuadra londineze.

Të dy futbollistët në fjalë mund të ndryshojnë ambient gjatë afatit kalimtar të verës, derisa mbetet për t’u parë nëse Barcelona do të jetë destinacioni i radhës për ndonjërin.

(Kosova Sot Online )