Ndodhë edhe kjo, luftëtari i MMA-s nokauton aksidentalisht gjyqtarin

  • G.G /
  • 12 March 2022 - 13:18
Ndodhë edhe kjo, luftëtari i MMA-s nokauton aksidentalisht gjyqtarin

Luis Gonzalez e ka nokautuar aksidentalisht gjyqtarin Scott Manhardt, gjatë përballjes së tij me Lewis Byrne të enjten.

Gonzalez që përfaqësonte Meksikën dhe Byrne që përfaqësoi Irlandën u takuan në gjysmëfinale të Superkupës MMA dhe i pari po kërkonte një fitore të shpejtë.

“Vrasësi” me një goditje siguroi një nokaut të madh, por në personin e gabuar.

Të gjithë u tronditen nga ky rast dhe menjëherë nxituan për të kontrolluar Manhardtin.

Megjithatë, Manhardt u ngrit dhe vazhdoi gjykimin e meçit për pjesën tjetër të mbetur.

Ndryshe, kjo luftë u fitua nga Lewis Byrne në fund, i cili siguroi kalimin për në finale.

(Kosova Sot Online)