Messi e Neymar s’do të largohen nga PSG-ja, askush s’ka para t’ua paguajë rrogat e “çmendura”

  • G.G /
  • 12 March 2022 - 13:23
Messi e Neymar s’do të largohen nga PSG-ja, askush s’ka para t’ua paguajë rrogat e “çmendura”

Lionel Messi dhe Neymar nuk pritet që të largohen nga Paris Saint-Germaini në afatin kalimtar të verës.

Pas edhe një tjetër dështimi në Ligën e Kampionëve, u raportua se Messi e Neymar do të largohen nga “Parc des Princes”.

Megjithatë, sipas “L’Equipe”, largimi i tyre nuk pritet që të ndodhë. Mediumi francez ka raportuar se ish-futbollistët e Barcelonës nuk pritet të largohen para përfundimit të kontratave.

Gjithashtu, në raport thuhet se asnjë klub nuk është në gjendje të paguajë pagat e tyre.

Messi ka kontratë të vlefshme me PSG-në deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Kurse, kontrata e Neymarit me parisienët skadon më 30 qershor të vitit 2025. 

(Kosova Sot Online)