Tifozët mysafirë që udhëtuan mbi 500 kilometra, shpërblehen nga klubi gjerman

  • S.A /
  • 12 March 2022 - 13:49
Tifozët mysafirë që udhëtuan mbi 500 kilometra, shpërblehen nga klubi gjerman

Pas shtyrjes së ndeshjes me Aue për shkak të disa rasteve pozitive me koronavirus, Hamburgu u ka ofruar tifozëve mysafirë një xhiro në stadium dhe muze të klubit. Për shkak të numrit të lartë të rasteve pozitive me koronavirus në skuadrën e Hamburgut, ndeshja e Bundesligës 2 u vendos të shtyhet zyrtarisht të premten më 11 mars. Ndeshja e planifikuar për t’u zhvilluar këtë të shtunë nga ora 13:30, është shtyrë për një datë të mëvonshme. Një vendim në minutat e fundit krijoi probleme për tifozët e AUE-s, të cilët udhëtuan mbi 500 kilometra drejt qytetit të Hamburgut.

Pas kësaj, klubi i Hamburgut ka vendosur t’u ofrojë tifozëve mysafirë një vizitë në “Volksparkstadion” dhe në muzeun e klubit, në mënyrë që të mos t’i shkojë kot udhëtimi i gjatë i tyre.

Ndryshe, Hamburgu momentalisht ndodhet në vendin e pestë në renditje me 41 pikë, ndërsa Aue është i parafundit me 19 pikë.https://twitter.com/HSV_English?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1502555845292445697%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Ftifozet-mysafire-qe-udhetuan-mbi-500-kilometra-shperblehen-nga-klubi-gjerman%2F

 

(Kosova Sot Online )