Dy klubet e mëdha evropiane në garë për Jamesin

  • E.K /
  • 12 March 2022 - 15:06
 Dy klubet e mëdha evropiane në garë për Jamesin

Për Reece James raportohet se tani ka shprehur interesim edhe Manchester City.

Kampioni në fuqi anglez e sheh 22-vjeçarin si zëvendësues ideal të Kyle Walker për të ardhmen, sipas “Daily Mail”.

Chelsea është duke kaluar nëpër një situatë të vështirë, pas sanksioneve që Qeveria britanike vendosi ndaj Roman Abramovichit.

Si pasojë e kësaj situate, nga “Stamford Bridge” thuhet se mund të largohen disa nga yjet e skuadrës.

Për mbrojtësin e krahut të djathtë interesim raportohet se ka shprehur edhe Real Madridi.

Reprezentuesi anglez ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri më 30 qershor 2025.

Reece James në tregun e transferimeve vlerësohet me 55 milionë euro, sipas “Transfermarkt”.

(Kosova Sot Online)