Prishtina shënon fitore të pastër ndaj Ulpianës

  • G.G /
  • 12 March 2022 - 16:43
Prishtina shënon fitore të pastër ndaj Ulpianës

Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Superligën e Kosovës, duke vazhduar kështu garën për mbijetesë.

Pas Feronikelit, kampionia në fuqi e Kosovës sot mposhti edhe Ulpianën, në kuadër të javës së 25-të.

Ndeshja që u zhvillua sot në Gjilan, ka përfunduar me rezultatin 2:0.

Qëndrim Zyba dhe Gauthier Mankenda shënuan golat e fitores për kryeqytetasit, në minutat 53 dhe 58.

Prishtina pas kësaj fitore ka 32 pikë dhe renditet e pesta në tabelë, me tre pikë më shumë se Drenica. Por, skuadra nga Skenderaj ndeshjen e kësaj jave e luan nesër ndaj Malishevës.

Kurse, Ulpiana mbetet me 23 pikë në pozitën e parafundit (9). 

(Kosova Sot Online)