Ballkani fiton me rezultat të thellë ndaj Feronikelit

  • G.G /
  • 12 March 2022 - 16:45
Ballkani fiton me rezultat të thellë ndaj Feronikelit

Pas humbjes nga Malisheva, skuadra e Ballkanit është rikthyer sot te fitorja në Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka shënuar fitore të pritshme ndaj Feronikelit, në ndeshjen e javës së 25-të.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, ka përfunduar me rezultatin 6:0.

Për vendasit shënuan Armend Thaqi, Meriton Korenica, Blend Baftiu, Mevlan Zeka dhe Arbër Potoku dy herë, në minutat 9, 27, 41, 59, 78 dhe 90+5.

Ballkani vazhdon të jetë lider në Superligë, tani me 51 pikë.

Ndërsa, Feronikeli mbetet i fundit me vetëm 11 pikë. 

(Kosova Sot Online)