Pogba e pranon se trajneri i ri do të ndikojë në vendimin e tij rreth së ardhmes

  • A.P /
  • 13 March 2022 - 09:18
Pogba e pranon se trajneri i ri do të ndikojë në vendimin e tij rreth së ardhmes

Paul Pogba e ka pranuar që trajneri i ri i Manchester Unitedit do të ndikojë në vendimin e tij rreth së ardhmes.

Mesfushorit i skadon kontrata me “Djajtë e Kuq” më 30 qershor të këtij viti.

Duke folur për RMC Sport, Pogba u pyet edhe rreth së ardhmes se a mund të ndikojë trajneri i ri i Manchester Unitedit në vendimin e tij.

“Ka mundësi. Ka zgjedhje për të bërë me trajnerin”, u përgjigj Pogba.

Paris Saint-Germain dhe Juventus janë kandidatë për t’i marrë shërbimet e francezit.

Max Allegri tashmë është kthyer te Juventusi, pasi që më herët ka punuar me Pogban, gjatë kohës së mesfushorit në Torino.

(Kosova Sot Online)