“Tërmet” në PSG, gjatë verës mund të largohen presidenti, drejtori, trajneri dhe ylli kryesor i skuadrës

  • A.P /
  • 13 March 2022 - 11:15
“Tërmet” në PSG, gjatë verës mund të largohen presidenti, drejtori, trajneri dhe ylli kryesor i skuadrës

Eliminimi nga Liga e Kampionëve ishte shumë e rëndë për Paris Saint-Germainin. Ata u mposhtën nga Real Madridi në 1/8 e finales.

Ndërsa, kjo humbje nuk po kapërdihet nga drejtuesit e deri te tifozët e klubit.

Mediat franceze tani raportojnë se priten ndryshime rrënjësore te klubi i madh francez.

Tashmë pothuajse është e sigurt që Mbappe do të kalojë në Real Madrid gjatë afatit kalimtar veror.

Por, përveç tij, edhe bordi drejtues pritet të largohet.

Presidenti Nasser Al-Khelaifi, drejtori sportiv, Leonardo dhe trajneri Mauricio Pochettino të gjithë pritet të largohen nga klubi.

(Kosova Sot Online)