Lazio iu gëzohet paraqitjeve të mira të Muriqit

  • A.P /
  • 13 March 2022 - 13:45
Lazio iu gëzohet paraqitjeve të mira të Muriqit

Për momentin paraqitjet e Muriqit në Mallorca japin shpresa të mira që klubi spanjoll ta blejë kartonin e tij në fund të sezonit.

Në këtë rast, Lazio mund të lëvizë duke u munduar ta blejë një sulmues tjetër për trajnerin Sarri me ato para.

Mallorca e ka mundësinë e blerjes së kartonit të lojtarit për 12 milionë euro, sipas portalit, Noibiancocelesti.

Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara në la Liga, Vedat Muriqi shënoi dy gola dhe bëri një asist, por kontributi i tij në fushë mbetet i pashoq, duke dhënë në çdo ndeshje gjithçka nga vetja.

Në Lazio e kishte një eksperiencë dëshpëruese pë një vit e gjysmë dhe Biancocelesti nuk llogarisin më në shërbimet e tij.

Nëse nuk e blen Mallorca, gjasat më të mëdha janë të kthehet në Turqi gjatë verës, në Fenerbahce ose Galatasaray. 

(Kosova Sot Online)