Donnarummas i kushton shtrenjtë gabimi në ndeshje me Realin

  • A.P /
  • 13 March 2022 - 14:50
Donnarummas i kushton shtrenjtë gabimi në ndeshje me Realin

Gianluigi Donnarumma është lënë në stol për ndeshjen e Paris Saint-Germain në Ligue 1 kundër Bordeaux, vetëm disa ditë pas paraqitjes së tij të dobët kundër Real Madridit.

Portieri 23-vjeçar italian është paraqitur në mënyrë jokonsistente në kampionat këtë sezon, duke ndarë vendin e startuesit me ish-lojtarin e Los Blancos, Keylor Navas. Ai luajti plot 90 minuta të humbjes 3-1 ndaj Real Madrid në fillim të kësaj jave, duke i dhuruar golin e barazimit.

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, ka vendosur të mos startojë Donnarumma-n në ndeshjen e skuadrës franceze në Ligue 1 kundër Bordeaux duke e lënë atë në stol dhe duke startuar me Navasin në vend të tij.

Ish-portieri i Milanit është kritikuar shumë nga tifozët dhe ekspertët gjatë ditëve të fundit, kështu që nuk është befasi që ai të jetë në bankën rezervë.

(Kosova Sot Online)