PSG lë prapa zhgënjimin në mesjavë, mposht Bordeauxin

  • A.P /
  • 13 March 2022 - 15:16
PSG lë prapa zhgënjimin në mesjavë, mposht Bordeauxin

Paris Saint-Germain e ka lënë prapa zhgënjimin që pësoi në kuadër të Champions Leagues, duke u mposhtur nga Real Madridi.

Tani, parisienët triumfuan 3:0 në shtëpi ndaj Bordeaux, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 28-të në Ligue 1.

Kylian Mbappe shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 24-të, pas asistit nga Ëijnaldum.

Në të 52-tën, Neymar dyfishoi epërsinë, kurse nëntë minuta më vonë, Paredes vulosi rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore, Paris Saint-Germain shkon në kuotën e 65 pikëve në vendin e parë, 15 më shumë se Nice. 

(Kosova Sot Online)