Muhamet Ramadani fiton medalje të argjendtë në Kupën Evropiane

  • A.P /
  • 13 March 2022 - 16:23
Muhamet Ramadani fiton medalje të argjendtë në Kupën Evropiane

Atleti i Kosovës, Muhamet Ramadani, ka fituar medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane të Atletikës në hedhje për U23.

Atleti mitrovicas hedhi gjylen 7 kilogramësh prej 18.60 metra.

Kampion i grupmoshës U23 u shpall atleti nga Turqia, Alperen Karahan, me hedhje prej 19.81 metra.

Kupa Evropiane e Atletikës është duke u mbajtur në Leiria të Portugalisë.

(Kosova Sot Online)