Zeneli vazhdon me formën e mirë, asiston në fitoren e Reimsit

  • A.P /
  • 13 March 2022 - 17:26
 Zeneli vazhdon me formën e mirë, asiston në fitoren e Reimsit

Arbër Zeneli është duke bërë paraqitje të mira në Ligue 1, pas rikthimit të tij nga lëndimi që e la jashtë për një kohë të gjatë.

Reprezentuesi i Kosovës edhe sot ka dhënë një asistim për Reimsin ndaj Angers, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në elitën e futbollit francez.

Kjo ndeshje u fitua me rezultatin 0:1 nga Reims. Në minutën e 24-të ishte Alexis Flips që e konkretizoi me gol asistimin e Zenelit.

Për 27-vjeçarin nga Mitrovica ishte ky asistimi i tretë në tri ndeshje radhazi, që pas rikthimit të tij. Zeneli sot luajti për 61 minuta.

(Kosova Sot Online)