Ky ishte reagimi i gruas së Messit, teksa ai vërshëllehej nga tifozët e PSG-së

  • A.P /
  • 14 March 2022 - 18:46
Ky ishte reagimi i gruas së Messit, teksa ai vërshëllehej nga tifozët e PSG-së

Lionel Messi nuk është duke kaluar aspak momente të mira te Paris Saint-Germaini.

Përveç formës jo të mirë, kundër sulmuesit argjentinas tashmë janë shfaqur edhe tifozët e skuadrës franceze.

Messi u vërshëllye dje nga tifozët e PSG-së në ndeshjen ndaj Bordeaux.

Në këtë ndeshje e pranishme në stadium ishte edhe gruaja e 34-vjeçarit, Antonela.

Nga fotografitë e publikuara nga “ESPN”, ajo shihet se i ka përjetuar rëndë momentet kur Messi u vërshëllye nga tifozët, sa herë që ai kishte kontakt me topin.

(Kosova Sot Online)