Shpërthen dhuna në Marok, qindra tifozë arrestohen, numër i madh te policët e lënduar

  • A.P /
  • 14 March 2022 - 22:38
Shpërthen dhuna në Marok, qindra tifozë arrestohen, numër i madh te policët e lënduar

Rreth 160 persona janë arrestuar pas ndeshjes mes AS Far Rabat dhe Maghreb Fes të dielën, në raundin e 16-të të Kupës së Fronit në Marok.

Të gjitha këto arrestime u kryen si shkak i përleshjeve në fund të ndeshjes.

Situata eskaloi kur tifozët e AS Far Rabat u futen në fushë dhe shkuan drejt zonës ku ishin tifozët e Maghreb Fes.

Disa prej tyre, sipas autoriteteve policore në kryeqytetin maroken, kishin thika dhe gurë.

Përveç 160 të arrestuarve, u lënduan 103 policë dhe 57 tifozë.

(Kosova Sot Online)