Suarez do të largohet nga Atletico, rikthehet tek ish-skuadra e tij?

  • S.A /
  • 15 March 2022 - 09:36
Suarez do të largohet nga Atletico, rikthehet tek ish-skuadra e tij?

Luis Suarez është duke i kaluar muajt e fundit të eksperiencës në Atletico Madrid. Sulmuesi uruguaian e ka ndarë mendjen dhe do të ndahet me “Los Colchoneros”, me të cilët vjet e fitoi titullin e kampionit në La liga.

Për këtë siguron mediumi britanik “The Athletic”.

Veterani i sulmit po i kalon muajt e fundit të kontratës me ekipin e Diego Simeones.

Dhe, e ardhmja e tij mund të jetë e lidhur me Ajaxin, prej nga e kishte nisur një karrierë të suksesshme në futbollin evropian.

Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që ai të përfundojë si lojtar i lirë në Brazil ose në ligën amerikane – MLS.

Ish-futbollisti i Liverpoolit e Barcelonës ka qenë njëri prej sulmuesve më të mirë në futbollin evropian në dekadën e fundit. 

(Kosova Sot Online )