Pas sanksioneve nga Bashkimi Evropian, Abramovich gjen strehë në Moskë

  • S.A /
  • 15 March 2022 - 10:03
Pas sanksioneve nga Bashkimi Evropian, Abramovich gjen strehë në Moskë

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich ka zbarkuar në Rusi sot në mëngjes. Miliarderi rus ishte parë dje me një maskë në zonën VIP të aeroportit të Tel Avivit në Izrael, prej nga kishte shkuar në Stamboll, për të mbërri sot në Moskë, njofton “Flightradar24”.Manjati rus nuk po gjen assesi rehati pasi u bë pjesë e sanksioneve të ashpra të qeverisë britanike, e cila ia ngriu të gjitha asetet që i ka në Britaninë e Madhe, por iu mundësua që ta shesë klubin e tij, Chelsea.

Kjo pasi ai shihet si një njeri i besueshëm për dekada të tëra i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili e sulmoi ushtarakisht Ukrainën më shumë se dy javë më parë.

Abramovich në fakt kishte shkuar në Izrael të dielën me punë dhe u rikthye sot në Moskë.

Gjithashtu, edhe diplomatët e Bashkimit Evropian janë marrë vesh që ta fusin atë në listën e BE-së të miliarderëve rusë të sanksionuar si rezultat i ofanzivës ushtarake të Moskës në Ukrainë, njofton “Reuters”.

Kështu, Abramovichit mund t’i bllokohet edhe asetet tjera në mbarë botën, përfshirë këtu edhe jahtin prej afro 500 milionë eurosh vlerë, i cili së fundmi u pa duke lundruar në Shqipëri sot.

Abramovich ndërkohë është në kërkim të blerësit serioz të klubit të tij, Chelsea.

Ai u fotografua mbrëmë për herë të parë pas më shumë se një muaji “zhdukjeje”. 

(Kosova Sot Online )