Jahti super-luksoz i Abramovichit, që kushton 545 milionë euro, përfundon në Shqipëri

  • S.A /
  • 15 March 2022 - 10:15
Jahti super-luksoz i Abramovichit, që kushton 545 milionë euro, përfundon në Shqipëri

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich ka zbarkuar sot në mëngjes në Moskë pas vizitës së shkurtë që ia bëri Izraelit. Miliarderi rus nuk i ka pasur kurrë më keq punët pasi u shpall “persona non-grata’ në Britaninë e Madhe, ndërkohë që iu ngrinë asetet në këtë vend. E të njëjtën gjë po planifikon ta bëjë edhe Bashkimi Evropian, i cili e ka futur atë në listën e oligarkëve që do të sanksionohen si pjesë e sanksioneve ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, i cili e nisi luftën në Ukrainë javë më parë. E në pronësi të manjatit rus është edhe jahti super-luksoz, në vlerë prej 460 milionë funtesh, më saktësisht afro 545 milionë eurosh.

Jahti “Solaris” është parë sot duke lëvizur në brigjet e Shqipërisë me statusin “në pritje të porosive”. Këto janë të dhënat e “Refinitiv”, i cili merret me gjurmimin, të dhënat dhe statistikat e anijeve, shkruan “Sky News”. Pak ditë më parë, jahti i Abramovichit ishte parë në brigjet e Malit të Zi, ndërsa tash ka përfunduar në Shqipëri. Abramovich ka frikë se do t’i merret edhe pronësia e këitj super-jahti, si pjesë e sanksioneve të tij. Kjo pasi ai shihet si një njeri i besueshëm për dekada të tëra i presidentit rus, Vladimir Putin.

(Kosova Sot Online )