Armand Duka zgjidhet president i FSHF

  • S.A /
  • 15 March 2022 - 11:15
Armand Duka zgjidhet president i FSHF

Një tjetër mandat në krye të futbollit shqiptar. Armand Duka është zgjedhur president i Federatës Shqiptare të Futbollit të cilën do ta drejtojë edhe për 4 vite të tjera duke marrë kështu mandatin e gjashtë pas votimit në Asamblenë Zgjedhore.

Këto zgjedhje nuk ishin as normale dhe as të qeta pas ndërhyrjeve dhe presioneve nga politika teksa sot u dha prova se futbolli fitoi ndaj çdo tentative për të prishur këtë garë.

Në mungesë të rivalit të tij kryesor, Dritan Shakohoxha i cili nuk u paraqit në këtë Asamble ashtu si në atë të kaluarën, Duka fitoi me vote pothuajse unanime teksa Starova arriti të merrte 3 vota në këto zgjedhje.

Nga 43 delegatë me të drejtë vote, 2 fleta ishin të pavlefshme për arsye teknike, Armand Duka arriti të merrte 37 vota ndërsa 4 vota mori kandidati tjetër Sulejman Starova.

(Kosova Sot Online )