Zbulohet video gazmore nga “përleshja” Messi – Neymar – Mbappe pas humbjes nga Reali

  • S.A /
  • 15 March 2022 - 11:23
Zbulohet video gazmore nga “përleshja” Messi – Neymar – Mbappe pas humbjes nga Reali

Një video gazmore po qarkullon në rrjetet sociale teksa shihen yjet e Paris Saint-Germainit duke u përleshur në mes vete pas humbjes nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve. Në fakt, në video shihet një ring prej keçerësh, teksa protagonistë janë tre yjet e ekipit parisien, Lionel Messi, Neymar e Kylian Mbappe, të frustruar nga eliminimi nga Championsi. 

Kjo video vjen si rezultat i lajmeve që qarkulluan ditë më parë për një përleshje në mes të Neymarit e Gianluigi Donnarummas në dhomat e zhveshjes pas lojës, pasi paraprakisht e akuzuan njëri-tjetrin për gabimet që i bënë gjatë lojës së zhvilluar në “Santiago Bernabeu”. PSG-ja ishte vetëm 45 minuta larg kualifikimit në çerekfinale, por në pjesën e dytë “Los Blancos” u rikthyen furishëm dhe e eliminuan ekipin parisien. Për më tepër, qeshni pak me videon gazmore.https://twitter.com/i/status/1503673076948832256

 

(Kosova Sot Online )