Duka rizgjidhet president i FSHF-së, e fiton mandatin e gjashtë

  • S.A /
  • 15 March 2022 - 11:46
Duka rizgjidhet president i FSHF-së, e fiton mandatin e gjashtë

Federata Shqiptare e Futbollit do të vazhdojë të udhëhiqet nga Armando Duka. Kreu i deritashëm i shtëpisë së futbollit shqiptar e ka fituar edhe një mandat katërvjeçar. Kjo u bë zyrtare sot në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore, të mbajtur sot, ku Duka i mori 39 vota. Ndërkohë, katër vota shkuan për Sylejman Starovën, ndërs dy vota ishin të pavlefshme.

E kandidati potencial deri dje, Dritan Shakohoxha, nuk u paraqit fare në Asamble Zgjedhore.

Edhe pse pati probleme me gjykata dhe presione nga politika dhe sulme të ndryshme, me ç’rast edhe ishte shtyrë Kuvendi Zgjedhor, Duka megjithatë ia doli të kandidojë dhe fitorja e tij pritej.

Duka është kryetar i FSHF-së që nga viti 2002. 

(Kosova Sot Online )