Futbollisti e ndërron mbiemrin shkaku i luftës në Ukrainë

  • E.K /
  • 15 March 2022 - 14:55
Futbollisti e ndërron mbiemrin shkaku i luftës në Ukrainë

Bota e futbollit po vazhdon të mobilizohet me iniciativa të ndryshme duke i thënë “jo” luftës në Ukrainë.

Në mesin e tyre është edhe ajo e një futbollisti me një mbiemër që ka të bëjë pikërisht me këtë situatë: “Guerra” (Lufta).

Mirëpo, futbollisti Simone Guerra, sulmues i ekipit Feralpisalo (Serie C në Itali) ka vendosur të intervenojë në fanellën e tij.

Në ndeshje me Triestinën, ai e ka shtuar një fjalë “No”, që i bie se mbiemrin tash për tash, së paku në fanellë, e ka “No Guerra” (Jo Luftë).

Ai madje shënoi edhe dygolësh në fitoren 3:0.

Për ta bërë edhe më të madhe iniciativën është përkujdesur klubi i tij përmes një postimi në rrjetet sociale, në momentin kur ai e shënoi golin e parë.

“Jemi në avantazh në pjesën e parë. Ka shënuar Simone NO Guerra!”, ka shkruar klubi Feralpisalo.

Pra, mesazhi i tij është i qartë, të ndalet lufta dhe të sillet paqja në Ukrainë, e cila po sulmohet ushtarakisht nga Rusia. 

(Kosova Sot Online)