
Pronari i klubit anglez e godet Abramovichin: S’mund ta besoj, për 19 vjet paratë e korruptuara e ushqyen suksesin e Chelseas

Presidenti i Middlesbrough, Steve Gibson, ka thënë se nuk mund ta besoj se si Chelsea është “ushqyer” nga paratë e Roman Abramovichit.
“BBC” së fundmi zbuloi dokumentet e reja rreth pasurisë së parregullt të oligarkut rus, i cili e zotëron Chelsean
Sipas mediumit britanik, manjati rus i fitoi miliarda euro, ndonëse atë në mënyrë të pistë, duke e përfshirë këtu mashtrimin, korrupsionin dhe rrëmbimin.
Pas këtyre raportimeve, ka reaguar edhe presidenti i Middlesbrough, në prag të takimit me Chelsean në Kupën FA.
“Nuk mund ta besoj. Integriteti sportiv dhe Chelsea nuk bëjnë pjesë në të njëjtën vijë. Për 19 vjet paratë e korruptuara kanë ushqyer suksesin e Chelseas. Kjo është patetike nga Chelsea”, ka deklaruar Steve Gibson
Ndryshe, ndeshja mes Middlesbrough dhe Chelseas do të zhvillohet të shtunën. Kjo ndeshje është e vlefshme për fazën çerekfinale në Kupën FA.
(Kosova Sot Online)