“Karate-Kick”, Harry Kane feston duke e shqelmuar me “volej” shishen e Coca-Colas

  • S.A /
  • 17 March 2022 - 10:10
“Karate-Kick”, Harry Kane feston duke e shqelmuar me “volej” shishen e Coca-Colas

Harry Kane e pati një natë të veçantë mbrëmë. Sulmuesi anglez e shënoi golin e dytë dhe të qetësisë për Tottenhamin në fitoren 2:0 ndaj Brightonit, duke u bërë kështu futbollisti i parë në histori të Premierligës që i shënon 95 gola në udhëtim. Kane e arriti këtë në mënyrë të jashtëzakonshme, në vetëm 139 ndeshje të zhvilluara. Ai i ka realizuar 121 gola si vendës dhe 121 në udhëtim në të gjitha kompeticionet me Spurs. Por, në këtë ndeshje u pa një veprim i pazakontë i përfaqësuesit anglez. Në fakt, pasi e shënoi golin, Kane shkoi për të festuar kah tifozët.

Dhe, në drejtim të tij erdhi një shishe plastike e Coca-Colës të cilën ai e shqelmoi në stilin “volej”. Ai me këtë rast e bëri një “karate kick” me këmbën e tij të majtë dhe kjo video është bërë virale në rrjetet sociale. Natyrisht, kjo shishe fluturoi në drejtim të tij nga tifozët e Tottenhamit, të cilët ishin duke festuar. Për më tepër mund ta shihni videon më poshtë. 

(Kosova Sot Online )