PSG gati ta sprovojë Milanin me një ofertë prej 70 milionë eurove për Rafael Leaon

  • S.A /
  • 17 March 2022 - 11:55
PSG gati ta sprovojë Milanin me një ofertë prej 70 milionë eurove për Rafael Leaon

Rafael Leao është futbollisti kryesor i Milanit këtë edicion falë golave e asistimeve të tij.

Sulmuesi portugez ka shkëlqyer këtë edicion, duke bartur barrën kryesore të Rossonerëve në repartin ofensivë.22-vjeçari ka realizuar 11 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë në 32 ndeshje zyrtare këtë edicion me fanellën kuqezi.Por Milani mund të mbetet pa yllin e tyre kryesor për edicionin e ardhshëm, pasi PSG ka shprehur interesim për të.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se PSG është gati ta sprovojë me një ofertë prej 70 milionë eurove. Leao fiton vetëm 1,7 milionë euro në vit te Milani dhe portugezi mund të tundohet nga oferta e parisienëve, me klubin francez që është gati t’i ofrojë pagë pesë herë më të lartë sulmuesit.

Gjithsesi vështirë të besohet se Milani do ta lejoj largimin e Leaos, pasi Rossonerët janë duke tentuar t’ia vazhdojnë kontratën me pagë më të mirë.

(Kosova Sot Online )