Befasohet Peja, mundet nga Vllaznia e Shkodrës

  • A.P /
  • 17 March 2022 - 20:18
Befasohet Peja, mundet nga Vllaznia e Shkodrës

Vllaznia e Shkodrës ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Pejës, edhe pse ishte duke humbur në pjesën e parë me 11-të pikë dallim.

Shkodranët triumfuan me rezultat 63:74 (25:15, 19:18, 7:12, 12:29), në xhiron e 13-të të Ligës Unike.Pejanët e nisën ndeshjen shumë më mirë dhe gjatë çerekut të parë ishin në epërsi, ku më e larta ishte 23:9, ndërsa kjo pjesë përfundoi 25:15.

Verdhezinjtë vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke ngritur edhe më shumë epërsinë, që shkoi deri në 18 pikë, por në fund të kësaj pjese, mysafirët ngushtojnë shifrat, duke bërë që pjesa e parë të përfundojë me rezultat 44:33.

(Kosova Sot Online)