U lëndua gjatë ndeshjes, Gavi e mban në shpinë Destin deri në hotel

  • S.A /
  • 18 March 2022 - 08:53
U lëndua gjatë ndeshjes, Gavi e mban në shpinë Destin deri në hotel

Mbrëmë, Barcelona arriti të kualifikohej në fazën çerekfinale të Europa League. Katalonasit triumfuan 1:2 në Stamboll ndaj Galatasarayt, pasi në ndeshjen e parë kishin luajtur baraz pa gola.

Gjatë ndeshjes, Sergino Dest u lëndua dhe u desh të largohej nga fusha, kurse vendin e tij e zuri Araujo.

Rrugës për në hotelin ku po qëndronin në Stamboll, 17-vjeçari Gavi e mbajti në shpinë Destin.

Kjo video u bë virale në rrjetet sociale, me tifozët që pretendojnë se këto pamje tregojnë miqësinë e madhe mes futbollistëve të Barcelonës.

(Kosova Sot Online )