Zvicra me Zeqirin, Shaqirin e Xhakën kundër Kosovës

  • S.A /
  • 18 March 2022 - 10:49
Zvicra me Zeqirin, Shaqirin e Xhakën kundër Kosovës

Zvicra ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet miqësore në muajin mars.

“Helvetikët” do t’i zhvillojnë dy ndeshje miqësore më 26 dhe 29 mars.

Më 26 mars në “Wembley” do të përballen me Anglinë, kurse tri ditë më vonë në Cyrih do ta presin kombëtaren e Kosovës.

Kjo pa dyshim do të jetë ndeshje më speciale për tre futbollistët e Zvicrës, Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Andi Zeqirin, që kanë prejardhje nga Kosova.

https://twitter.com/nati_sfv_asf?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1504745699249958912%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fzvicra-me-zeqirin-shaqirin-e-xhaken-kunder-kosoves%2F

(Kosova Sot Online )