Evra konfirmon debutimin në boks, ky do të jetë meçi i tij i parë

  • A.P /
  • 18 March 2022 - 20:11
Evra konfirmon debutimin në boks, ky do të jetë meçi i tij i parë

Ish-mbrojtësi i Manchester United , Patrice Evra, ka konfirmuar se do të provojë fuqinë e tij në boks muajin e ardhshëm kundër yllit të rrjeteve sociale, Adam Saleh.

Evra fitoi shumë trofe gjatë karrierës së tij si futbollist, por ai tani është i vendosur të provojë veten edhe në boks.

“Kjo luftë do të jetë më 30 prill në O2 Arena në Londër”, tha ish-reprezentuesi francez të enjten mbrëma, pasi u kyç drejtpërdrejt në “Instagram.

(Kosova Sot Online)